Isa Mustafa i thotë Haradinajt: jeni kualicion qeverisës, mos luani rolin e viktimës

01.03.2019 17:21:30

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa po vazhdon debatet me kryesuesit e kualicionit qeverisës, nëpërmjet të cilave po shprehë qasjen ndryshe të LDK dhe mardhënien me aleatët tanë.

Në një postim në facebook, z. Mustafa ka reaguar pas deklaratave të z. Haradinaj me të cilat e futë në një kallëp me z. Thaçi dhe me z. Veseli.

Z. Mustafa shprehet qartë se nuk do bejhet bashk as me z. Thaçi as me z. Veseli as me z. haradinaj dhe qeverisjen e tij , si dhe shprehe qendrimin e qartë për mardhënie të forta me aleatet.

Postimi i plotë i z. Mustafa në facebook:

Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne nje kazan me z. Thaçin, z. Veselin e tjerë dhe në korelacion me Serbinë, është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë. 
Edhe po deshi Kryeministri Haradinaj, nuk behem bashk me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashk as me z. Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij!
Qendrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008. 
Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të z. Veseli: ju e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me te. Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës. 
LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd.