Kryeministri, Isa Mustafa: Integrimi në Bashkimin Evropian dhe antarësim i Kosovës në NATO e ruajtjen e miqësisë permanente me SHBA-të

18.07.2017 23:08:13

Integrimi në Bashkimin Evropian, bashkë me anëtarësimin në NATO dhe ruajtjen e miqësisë permanente me SHBA-të, nuk janë trend i kalkuluar, por vizion dhe përcaktim popullor i qytetarëve të Kosovës.
Qeveria jonë, me gjithë sabotimet e shumëanshme, ka bërë hapa historik në proceset eurointegruese duke nënshkruar dhe filluar së zbatuari MSA-në, duke përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave, duke vendosur raporte partneriteti me autoritetet evropiane dhe me shtetet kryesore të BE-së, si dhe duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në iniciativat evropiane, ku kemi përfituar projekte konkrete e kemi parandaluar nisma të dëmshme për vendin..