Isa Mustafa kthehet në Kosovë

07.04.2018 23:14:25
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është kthyer në Kosovë pas disa muajve të kaluar në Gjermani, ku kishte shkuar për shërim në një spital pasi ishte diagnostifikuar me një sëmundje serioze.

Mësohet se kryetari i LDK-së ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës rreth orës 19:00 të së shtunës.

Kthimin e tij e ka konfirmuar nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu.

“Po, Isa Mustafa është kthyer”, ka thënë shkurt Veliu.