Isa Mustafa: Kurti e shkarkoi veten

Isa Mustafa: Kurti e shkarkoi veten

08.05.2020 22:05:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se LDK-ja nuk e shkarkoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, por se Kurti e shkarkoi vetën.

Mustafa tha se Kurti veproi ashtu sepse shkaktoi probleme me SHBA-në dhe Evropën.

“Ne nuk e shkarkuam atë, por Kurti e shkarkoi vetën sepse krijoi probleme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Evropën”, është shprehur Mustafa.

“Kishim probleme brenda bashkëqeverisjes”.

“Ai gaboi sepse ne jemi parti institucionale, me përvojë të gjatë të qeverisjes. Ne në asnjë moment nuk dëshirojmë të kemi partneritet me dikën që sillet ashtu”, thotë Mustafa.

Ai tha se LDK-ja nuk e ka ditur që Kurti do t’i prishë marrëdhëniet me Amerikën.

“E kemi ditë, por kur e bën marrëveshjen duhet të sillesh sipas marrëveshjes, ne nuk e kemi ditë që Kurti nuk do të bashkëpunojë me Amerikën, nuk e kemi ditë që ShBA do t’i ndërprerjë programet e saj në Kosovë”, është shprehur Mustafa në RTV 21.

“Ne ja kemi falë Kurtit çka ka bërë ma herët, mua kanë ardhë të ma kallin shpinë, më kanë sulmu, prapë ua kemi falë”, shtoi Mustafa.