Isa Xhemajlaj: Sot është ditë feste për qytetarët

18.12.2016 11:21:59

Kandidati i Nismës për Kosovën në komunën e Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka thënë se zgjedhjet e sotme janë ditë feste për qytetarët e kësaj komune

“Sot është dita e qytetarëve sepse do të vendosin për të ardhmen dhe kryetarin e tyre”, ka deklaruar Xhemajlaj.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe të votojnë në mënyrë të qetë.

Xhemajlaj ka thënë se qytetarët do të vendosin se kush do të fitojë.