Krujë, u arrestua për grabitje, por në banesë i gjendet armë dhe hashash

18.12.2016 11:35:52

Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Betim Xhixha  22 vjeç, banues në Krujë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Krujës,  ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”  për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij,në momentin e ndalimit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.