Ish-deputeti i Ramës i bashkohet LSI-së

10.06.2017 20:54:26

Ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës Armando Prenga, duket se i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Armando Prenga ka qenë sot në krah të nënkryetares së LSI Monika Kryemadhi gjatë një mitingu elektoral në Lezhë.