Ish-deputeti i VV godet aktivistët nga shqipëria

11.01.2018 23:03:30

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, që jeton në Amerikë, ka vendosur që të flasë për përçarjet e fundit në VV.

Krasniqi ka thënë se nëse ata e shohin veten aq të mençur, le të punojnë dhe të bëjnë diçka në Shqipëri.

“U kanë mirë me ba në Shqipni najsen së pari. Ata menojnë se janë shumë të mirë, shumë të meqëm. Nuk jam ithtar i njerëzve parashutist. Ti duhesh me ba aty ku je.  Gjithkush duhet me bë dicka së pari aty ku janë, pastaj me u rritë në vende tjera. Nuk jam kundër ndarjeve në baza regjionale, as fetare as kurgja”, tha ai.