Ish-Kryeministri Berisha: Bashkimi i partive shqiptare në Maqedoni, akt i lartë përgjegjësie

07.01.2017 17:56:56
Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar përgjegjësi të madhe bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni që do të luftojnë për interesat e shqiptarëve në këtë shtet multuetnik.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes tyre do të përbënte arritje historike për shqiptarët.

Statusi i ish-Kreyministrit Sali Berisha:

Nje deklarate per t’u pershendetur!

Te dashur miq, forcat politike shqiptare ne Maqedoni, ne nje akt te larte pergjegjesie para elektoratit tyre por edhe kombit shqiptar, miratuan nje deklarate te perbashket, ne te cilen zotohen te perdorin fuqine e mandateve te tyre kunder diskriminimit dhe per garantimin e lirive dhe te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni.

Ato angazhohen per te mbeshtetur ndryshime ligjore dhe kushtetuese per barazine e etnive ne Maqedonine multietnike si dhe te japin kontributin e tyre per stabilitetin, integrimin europian dhe euroatllantik te Maqedonise. Zbatimi i kesaj marreveshje do te ishte nje arritje historike per shqiptaret por edhe vet Maqedonine multietnike!