Ish-ministri grek Yanis Varoufakis filmohet duke u grindur me policin francez në...

Ish-ministri grek Yanis Varoufakis filmohet duke u grindur me policin francez në aeroportin e Parisit

16.07.2019 15:29:24

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka pasur një konfrontim me policinë franceze në aeroportin e Parisit.

Varoufakis ishte në aeroportin “Charles de Gaulle” nga ku kishte udhëtuar me aeroplan përmes Kajros për të arritur në Athinë.

Por, policia kufitare në hyrje të tunelit që lidh aeroplanin me ndërtesën e aeroportit, i kishte kërkuar pasaportën për një kontroll rutinore.

Varoufakis pretendon se në momentin kur kishte nxjerr pasaportën, polici kishte reaguar dhunshëm ndaj tij.

“Ka shfrytëzuar forcën fizike, duke më shtyrë dhe marrë pasaportën nga dora dhe më tha që të mbështetem në mur”, ka deklaruar Varoufakis.

E në rrjetet sociale është shfaqur një video në të cilën dëgjohet Varoufakis duke i bërtitur policit francez.

“Nuk dua të dëgjoj. Je i dhunshëm dhe i pasjellshëm. Je për turp. Je një polic problematik, duke të bisedojë me eprorin tënd. Më sillni dikë tjetër”, ka shtuar ai.
Megjithatë aty u shfaqën edhe dy policë tjerë të cilët ia kthejnë pasaportën.

E politikani grek ka thënë se do të kërkoj nga policia franceze që t’i kërkojnë falje. Por, deri më tani sipas grekut Varoufakis, askush nga policia franceze nuk ka komentuar incidentin.