Ish Miss Universi, Alica Machado tregon për qëndrimet e Trumpit ndaj komunitetit latin

28.09.2016 14:42:18

Ish “Miss Universi” Alica Machado, një grua latine tregon për sjelljen e Donald Trump, dhe ofendimet e tij. Ajo e ndan këtë histori me komunitetin e saj, me qëllim që ata të shohin qëndrimet e Trumpit ndaj komunitetit latin dhe grave.

Machado, e cila përfaqësonte Venezuelën në “Miss Universe” të Trumpit në vitin 1996, tha se Trump e quajti atë “Miss shtëpiakja” dhe “Miss derri” pas fitores së konkursit, kur ajo shtoi peshë.Më e keqja nga këto ishte se ai e thirri atë në atë mënyrë sepse ajo ishte Latine.

 
“Unë e di se çfarë kam kaluar me Trumpin, dhe ai e di mirë. Ai ishte shumë agresiv dhe i pasjellshëm. ishte shumë i keq me mua.” deklaroi ajo. “Kjo është ngjarja që unë dua ta ndaj me komunitetin tim, për shkak se ne nuk mund të pranojmë më shumë fyerje për komunitetin latin. Nuk mund të pranojmë më shumë fyerje për gratë. Unë e njoh shumë mirë Z. Trump, dhe mund të shoh të njejtin njeri që ishte para 20 vitesh.”

 
Kjo u përdor nga Clinton në debatin presidencial, e cila ia ktheu Trumpit duke i thënë se ajo grua që e kishte thirrur “Miss shtëpijakja” dhe “Miss derri” kishte një emër, quhej Alica Machado, ishte qytetare e Amerkiës, dhe do të votonte në nëntorë./Fokusi.org/