Ish-nënkryetari i LDK-së, Anton Kolaj lavdëron Muharrem Svarqën: Urime mik fitoren e radhës!

09.10.2017 14:17:58

Ish-nënkryetari i LDK-së, Anton Kolaj ka postuar në profilin e tij në facebook një koment në të cilin ka vlerësuar paraqitjen e kryetarit Svarqa në debatin e mbrëmshëm në RTK.

Z. Kolaj ka vlerësuar profesionalizimin e z. Svarqa, menaxhimin e pyetjeve provokative, diskursin bindës, kooperativitetin etj., dhe në fund e ka uruar për fitoren e radhës.

Ky është postimi i plotë i Anton Kolajt:

Kur rezultatet flasin vet!

Mbremë z. Muharrem Sfarqa  Kryetar i tashem dhe kandidat per Kryetar ne Komunen e Ferizajt ne zgjedhjet e 22 tetorit 2017 ne RTK- ne ballafaqim më gazetarë dhe analistë pati nje paraqitje shumë profesionale:

Ai, perpostjerash:

– fliste bindeshëm

– ishte shumë argumentues

– nuk kishte veshtirësi ne lypjen e fakteve dhe argumenteve rreth realizimit te projekteve

– më qetesi dhe profesionalizem menaxhonte dhe pergjigjej ne pytje provokative

– reflektonte nje vetebesim per te ardhmen

– pranonte pa komplekse kritiken argumentuese

– ishte kooperues

– ofronte vizion per mandatin e ardheshem

– … etj.

 

Urime mik fitoren e radhes!

Më respekt

Anton Kolaj

Ish nenkryetar i LDK-s