Ish-Presidenti Bamir Topi: Do ta mbështes publikisht Bashën nëse…

17.05.2019 13:44:15

Ish-Presidenti Bamir Topi ka qenë mbrëmë i ftuar në emisioin Real Story, të gaztearit Sokol Balla, në Vizion Plus, përballë komentatorëve politikë Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Lela. Fokusi i bisedës ka qenë libri i sapobotuar i Topit ‘Nocturn’, por ish-Presidenti ka diskutuar edhe për çështjet politike të ditës. Një ndër to ka qenë kriza politike dhe qëndrimi i Topit për zgjidhjen e saj gjendet te ndryshimet kushtetuese të 23 prillit 2008.

“Nëse z.Basha thotë se është për ndërrim të sistemit, duke filluar nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, të cilat janë në rrënjë të krizës politike sot, atëherë unë do ta mbështes publikisht”, ka thënë Topi.

Bamir Topi është kryetar i Paritsë Fryma e re Demokratike dhe është regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit vetëm në garën për këshillat bashkiakë. Ai ka qenë President i Republikës si kandidat i PD, si dhe nënkryetar dhe kryetar i grupit parlamentar demokrat para se të bëhej kryetar shteti.