Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot feston ditëlindjen

15.10.2017 15:59:35

Hyra ne vitin e katert te vjeshtes time si pranvere” Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot feston ditëlindjen.

Ai ka publikuar një fotografi së bashku më bashkëshorten e tij Lirinë, ku ka shprehur mirënjohje për familjen e tij me rastin e 73 vjetorit të lindjes.

“Miq, sot 73 vjeç! Hyra ne vitin e katert te vjeshtes time si pranvere! Mirenjohje te pakufishme per familjen time dhe te gjithe ju. Lavdi Zotit! Paçi bekimin e Tij!”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.