Ish-presidenti kroat: Shpresoj që miku im Haradinaj të lirohet shpejtë

25.02.2017 12:36:30

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesic ka thënë të enjten se ai shpresonte se udhëheqësi i AAK-së, Ramush Haradinaj të lirohet sa më shpejtë, i cili u akuzua nga Serbia për krime lufte kundër civilëve serbë në vitet ’98-’99.

Mesic ishte në vizitë në selinë e AAK-së në Prishtinë, mirëpo ai më pas u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Këto komente ish-presidenti kroat i bëri gjatë vizitës në AAK, ku tha se shpreson që Ramush Haradinaj të lirohet sa më shpejtë.