Nëna e Astritit: Juridikisht do pranojmë rezultatin e zviceranëve, shpirtërisht jo

25.02.2017 12:44:05

Ndërsa nëna e Astritit, Xhemile Dehari tha se pasi kanë jetuar në Zvicër për 19 kanë vendosur të përcaktohen se hetimet për vdekjen e Astritit t’i bëjë ai shtet, konkretisht Qendra Universitare në Cyrih të Zvicrës.

Ajo tha se juridikisht do pranojnë rezultatin e zviceranëve, mirëpo shpirtërisht jo, shkruan

“Ne kemi paracaktuar për Zvicër, pasi kemi jetuar edhe 19 vjet. Ata do të gjejnë nëse ka qenë vrasje ose vetëvrasje. Për vdekjen e Astritit janë fajtorë ata që janë ardh e kanë marr në shtëpi e kanë dërgu në paraburgim dhe tani nuk është më”, tha ajo në konferencën për media.

Më pas tha se “Sylë Hoxha për vrasjen e astritit është shpërblye në Prishtinë për postë më të lartë. Askush nuk ka ardh të më njoftoj për vdekjen e Astritit.”

“Na si prind kërkojmë hetim të pavarur për vdekjen e Astritit, por as zviceranët nuk munden me ma hekë atë se dikush qëndron pas vdekjes së djalit tim.”