Ish-presidenti Sejdiu: Zgjidhja ideale, bashkimi kombëtar (Video)

28.11.2017 20:16:15

Ish-presidenti i Kosovës thotë se bashkimi kombëtar do të ishte zgjidhja ideale për shqiptarët.

Ai thekson se më 1912 Shqipërisë iu bë padrejtësi që sot pranohet nga shumë vende. Sejdiu shprehet se shqiptarëve iu bë e padrejtë edhe në Londër dhe se këtë ia kanë pranuar shumë diplomatë.

“Kam takuar në faza të mëvonshme diplomatë të vendeve të cilat nuk janë angazhuar shumë për qënien e një Shqipërie reale etnike që është e drejtë historike e një populli, dhe e di se e pranojnë se kanë bërë faj”, tha Sejdiu për RTV Dukagjini.

Ish-presidenti thekson se para bashkimit politik, duhet bërë më shumë në bashkimin biznesor, politik e sportiv.