VIDEO- RASTI “KUMANOVA”, FAMILJARËT KËRKOJNË NDIHMË NGA SHTETI

28.11.2017 21:30:38

Protestë u mbajt sot edhe në Prishtinë. Por në këtë ditë feste, protestuesit kërkuan që Kosova e Shqipëria të bëjnë më shumë për të dënuarit në rastin “Kumanova”.

Me një minutë heshtje u hap protesta për të burgosurit në rastin `Kumanova`.

Xhevahire Rrustemaj motra e Lendritit, të dënuar me grupin Kumanova,  thotë se aktvendimi ndaj tij, ishte i padrejtë dhe nuk po bëhet asgjë për lirimin e tyre.

Në emër të tri shoqatave të luftës së UÇK-së, foli Muhamet Bilalli, i cili kërkoi  drejtësi për të dënuarit në Kumanovë.

Protestuesit kërkuan që Kosova e Shqipëria ta marrin seriozisht aktgjykimin prej mbi  700 vjet  burg të të dënuarve  në rastin `Kumanova`.