Ish-trajneri i kombëtares së Brazilit dhe Real Madrid rezulton pozitiv me Covid-19

06.07.2020 08:53:12

Ish-trajneri i kombëtares së Brazil dhe ekipit të Real Madrid, Vanderlei Luksemburgo ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Luksemburgo në rrjetet sociale. Ai bëri me dije se nuk ka simptoma të sëmundjes, megjithatë është në kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.

Aktualisht trajneri drejton ekipin e Palmeiras në Brazil.

“Bëra testin dhe dola pozitiv me Covid-19. Tani ndodhem në karantinë në shtëpi, si i dënuar,” u shpreh në formë ironike, trajneri 68-vjeçar.

Vanderlei Luxemburgo, që së fundmi është operuar në fshikëzën e tëmthit, garantoi se nuk ka dhimbje dhe se mjekët e ekipit të Palmeiras po bëjnë gjithçka për të.

Luxemburgo fitoi me kombëtaren e Brazilit, Kupën e Amerikës në vitin 1999.