ISIS bën thirrje për vrasjen e djalit të vogël të Trumpit

22.11.2017 00:46:35

Fanatikët e ISIS-it kanë bërë thirrje për vrasjen e djalit 11-vjeçar të presidentit amerikan, Barron Trump.

Mesazhi është postuar në kanalin e mesazheve të koduara Telegram, sipas Institutit të Kërkimit Mediatik në Lindjen e Mesme,

Përdoruesi i referohej Barronit si “i biri i mushkës së Amerikës”, dhe shpërndau pamje të Google Maps të shkollës që ai ndjek në Uashington DC.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar kërcënimin.