“ISIS-i ka humbur 98 për qind të territorit, por mund të befasojë nga hiçi”

01.01.2018 23:22:59

Gjenerali amerikan, Paul Funk, komandanti kryesor i forcave të cilat luftojnë kundër Shtetit Islamik, tha se ISIS humbi 98 për qind të territorit të saj, por sipas tij ky grup terrorist mund ende “të veprojë nga hijet”, edhe pse humbi bazën e saj.

Në një mesazh të Vitit të Ri të postuar në faqen e Facebook të koalicionit, Funk paralajmëron se “ende ka kushte për kthimin e shtetit islamik” dhe se “vetëm përmes koalicionit dhe përpjekjeve ndërkombëtare për mposhtjen (mbi ekstremistët) mund të bëhen të përhershme”, shkruan Bloomberg.

Ai tha gjithashtu se 7.7 milionë njerëz janë çliruar nga kontrolli i Shtetit Islamik.

Funk thotë se koalicioni, i cili përfshin 74 vende, fitoi 65,000 kilometra katrorë territor të mbajtur nga ISIS në vitin 2017.