ISIS-i merr përgjegjësin për vrasjen në Hamburg

30.10.2016 14:37:02

ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë në Hamburg, më 16 tetor, nga i cili sulm u vra një riu, raporton agjencia e lajmeve Amak lidhur me ISIS-in.

“Një ushtar i vendit islamik atë ditë në Hamburg ka qëlluar me thikë dy persona”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se sulmi ishte shenjë përgjigje për “thirrje për të sulmuar qytetarët e koalicionit”, që luftoi kundër IS në Irak dhe Siri.

Zëdhënësi i policisë në Hamburg nuk pranoi të komentojë deklaratën e ISIS-it, transmeton lajmi.net.

Policia ka deklaruar se më 16 tetor në Hamburg ka ndodhur një sulm me thikë në bregun e lumit Alster të këtij qytetit, ku viktima, ishte një djali 16-vjeçar, i plagosur për vdekje, ndërsa miku i tij 15- vjeçar shpëtoi pa lëndime.

Policia deri më tani nuk ka arritur të arrestoi askënd në lidhje me rastin.