ISIS-i rrëmben afër 300 persona në Mosul

08.11.2016 13:43:55

Luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS) i kanë rrëmbyer 295 ish anëtarë të Forcave të Sigurisë të Irakut, afër Mosulit dhe i kanë detyruar 1.500 familje që të tërhiqen bashkë me ta nga qyteti Hammam al Alil.

Ata kanë shkuar drejt aeroportit të Mosulit, njofton zëdhënësja e OKB-së për të drejta të njeriut, Ravina Shamdasani.

“Njerëzit janë duke u zhvendosur me dhunë, ose duke u rrëmbyer. Siç duket ata po përdoren si mburojë njerëzore apo – varësisht prej përkatësive të tyre – po vriten,” ka thënë ajo.