ISIS-it i rimerret qyteti përmes të cilit militantët kalonin në Evropë

13.08.2016 10:40:05

Luftëtarët kurdë dhe arabë thonë se e kanë çliruar qytetin verior sirian të Manbij-it nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, duke ndërprerë rrugën për në Evropë.

Ky koalicion ka luftuar 73 ditë për të dëbuarin ISIS dhe thanë se ata kanë liruar 2 mijë civilë, shkruan BBC.

ISIS kishte pushtuar qytetin e Manbij-it, në afërsi të kufirit turk, para dy viteve.

Nëpër këtë qytet kalojnë edhe rrugët e qytetit Aleppo dhe kryeqytetit Raqqa.

Udhëheqësi kurdë, Salih Muslim tha se pas çlirimit të këtij qyteti, anëtarët e ISIS-it, nuk do të arrijnë të udhëtojnë për në Evropë.