ISIS MERR PËRGJEGJËSINË E SULMIT NË LONDËR

23.03.2017 14:03:40

Në një deklaratë të bërë në agjencinë e lajmeve Amaq, shteti islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit që ndodhi dje në Londër.

Një zëdhënës tha se një ushtarë i shtetit islamik kishte krye mizorinë në Londër ku mbetën të vrarë 4 persona.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë. ISIS shpesh merr përgjegjësi për sulme terroriste që ai nuk i ka orkestruar drejtpërdrejt, por që janë të lidhura publikisht me ideologjinë e tij.