ISIS në shqip, bën thirrje për përgjakjen e festave të fundvitit

ISIS në shqip, bën thirrje për përgjakjen e festave të fundvitit

04.12.2017 16:58:43

Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim”, ky është kërcënimi që agjencia e lajmeve e ISIS-it në shqip, me afro 400 ndjekës, po shpërndan te pasuesit e saj, duke kërkuar përgjakje të festave të fundvitit.

“E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”, thuhet në këtë kërcenim

Edhe pse organizata terroriste, e ashtuquajtura Shteti Islamik (ISIS), po humb territor të konsiderueshëm çdo ditë në Siri e Irak, operacionet e saj në Evropë nuk i ka lënë anash. Vitet e fundit shumë sulme të përgjakshme terroriste në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër janë marrë përsipër nga kjo organizatë.

Megjithatë, ISIS-i ende nuk është ngopur me dhunë. Dhe, thirrja e fundit e ISIS-it për t’i përgjakur festat e fundvitit vjen në gjuhën shqipe.

“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim. E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”.