ISIS ‘ujqve të vetmuar’: Goditni Australinë

07.09.2016 23:06:54

Agjencia e lajmeve italiane ANSA shkruan se sulmet mund të ndodhin në ‘vende ikonike, “siç janë Shtëpia e Operës, stadiumi e kriketit dhe plazhi Bondi në Sydney, apo rrethi popullor Brunswick “Boheme”, në Melburn.

ISIS ka nisur një apel të ri për ndjekësit e tij në Australi, për të kryer sulmet e ‘ujqve të vetmuar’ në vende të veçanta, mirëpo detaje deri më tani nuk shihen në publikimet e grupit.

Thirrja për sulme u shfaq në edicionin e parë të revistës online Rumiyah. “Goditni ata, qëlloni ata, helmojini dhe shkelini me makinën tuaj”, shkruhet në revistën Rumiyah.