Ismaili: Nuk më kish çuditë nëse Haki Abazi nuk i ka pasur simbolet në zyrën e tij

11.06.2020 10:46:41

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se nëse çështja e simboleve shtetërore kalohet me neglizhencë është e turpshme.

Ai ka thënë se në Qeverinë Kurti ka pasur vetëm dy zv/kryeministra, Avdullah Hoti dhe Haki Abazi, me ç’rast ai ka kërkuar nga kryeministri i tanishëm Hoti që të deklarohet nëse simbolet shtetërore kanë qenë në zyrën e tij

Ismaili ka thënë se nëse Hoti thotë se ka pasur simbole “fajtor” mbetet Haki Abazi.

“Nuk më kish çuditë nëse Abazi nuk i ka pasur simbolet në zyrën e tij”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit.