​Tolaj: Pandemia po e rrëzon ekonominë tonë, duhet ndërmarrë masa sa më shpejtë

11.06.2020 10:22:55

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka folur në seancën e sotme plenare për efektet e pandemisë në ekonominë dhe sistemin shëndetësor të vendit. Tolaj ka thënë se gjendja pandemike në Kosovës është e pafavroshme edhe tani.

“Gjendja e disfavorshme me COVID -19, pavarësisht heqjes së masave kufizuese, vazhdon të jetë edhe më tej e rënduar, qoftë sa i përket numrit të personave të infektuar, po ashtu edhe në kuptimin e rënies ekonomike. Pra gjersa flasim këtu, numri i rasteve të reja në Kosovë vazhdon të rritet. Tashmë numërohen mbi 354 raste aktive me koronavirus, duke shtuar rrezikun që të shpërthejnë edhe vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës”, ka thënë Tolaj në foltorern e Kuvendit.

Ai ka thënë se shtimi i numrit të të infektuarve ditët e fundit, mund ta mbingarkoj sistemin shëndetësor.

“E të gjithë ne jemi koshient, se shtimi tej mase i numrit të të infektuarve me virusin SARS-COV-2, mund të mbingarkoj sistemin shëndetësor edhe ashtu të brishtë, dhe të sjell pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim”, ka theksuar ai.

Tolaj ka thënë se është për keqardhje se si Kosova nuk ka informacione për rënien e mundshme ekonomike si pasojë e pandemisë. Ai ka cituar raportin e Bankës Botërore, ku thuhet se Kosova mund të pësojë rënie ekonomike deri në 4.5%, si pasojë e pandemisë.

“Megjithatë, është për të ardhur keq, se si Kosova ndonëse në një situatë të tillë, edhe më tutje vazhdon të mos ketë informacione të sakta për rënien ekonomike, ngase Qeveria paraprake, asnjëherë nuk arriti të nxjerr një shifër të saktë zyrtare, se sa mund të ketë qenë dëmi që i është bërë ekonomisë së vendit, që nga vendosja e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Tashmë jemi dëshmitar se masat e marra, nga ish kabineti qeveritar, për ta ndihmuar ekonominë janë të pamjaftueshme dhe me vonesa në zbatimin e tyre”, tha ai.

Ai ka thënë se sot më shumë se kurrë Kosovës i nevojiten masa alternative për tejkalimin e krizës.

“Pra sot, më shumë se kurrë na nevojiten alternativa konkrete për të tejkaluar krizën, ku krahas skemave stimuluese për bizneset, rritjen e punësimit, qeveria medoemos duhet të ndërmerr të gjitha masat përgatitore, për menaxhimin e pandemisë, në rastin më të keq rikthimin e mundshëm të një vale të dytë të ashpër të COVID-19”, theksoi ai