Ismet Beqiri: LDK do të jetë unike për Demarkacionin

09.05.2017 14:46:55
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se takimi i këtij grupi parlamentar me ambasdorin amerikan, Greg Delawie ka qenë përmbajtjesor, pa dhënë më shumë informata se për çka është diskutuar.

“Ajo që mund të iu them është se ka qenë një takim përmbajtjesor. Mund të iu them që agjenda është e përcaktuar nesër është një mocioni i thirrur nga opozita. Ajo çfarë kemi thënë se ato pika që janë në mocion janë të pavërteta”, ka deklaruar Beqiri, transmeton lajmi.net

Ai më tej ka thënë se në asnjë mandat nuk ka pasur punë më të vështirë, pasi sipas tij, kjo qeveri është ballafaquar me shumë probleme e dhunë në Kuvend.

“Për vendimmarrje, ajo duhet të jetë e përbashkët sepse ne jemi në koalicion. LDK nuk ka votë kundër Qeverisë asnjë deputet nuk do ta votojë kundër Qeverisë. Sa i përket Demarkacionit LDK do të jetë unike”, ka shtuar Beqiri duke ftuar deputetët e PDK-së mos ta votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.