Ismet Beqiri vlerëson nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër

16.05.2017 14:04:08

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka vlerësuar vendimin e Kryesisë së LDK-së për nominimin e Avdullah Hotit kandidat të kësaj partie për kryeministër, e të cilin vendim e ka quajtur unanim.

Në një postim në facebook, z. Beqiri ka vlerësuar, po ashtu, edhe lidershipin e kryetarit-kryeminsitrit Mustafa si një burrshtetas dhe vendimet si të një burrështetasi. Në fund ka shprehur edhe besimin në profesioanlizmin dhe personalitetin e Avdullah Hotit.

“Të dashur Qytetarë
Anëtarë dhe simpatizant LDK-së
Vendimet e LDK-së,puna e LDK-së kanë qenë,janë dhe do të jenë në shërbim të Qytetarëve dhe Shtetit të Kosovës.Puna,lidershipi i Kryetarit-Kryeministrit Isa Mustafa,janë veprime të burrështetasit të madh.Nominimi i z.Avdullah Hoti për Kryeministër,me unanimitet të plotë,dëshmia e madhështisë së LDK-së,nominim i merituar plotësisht.Besojmë në ekspertizen e tij,profesionalizmin e tij,personalitetin e tij.
Të nominuarit tonë suksese dhe përkrahja jonë maksimale,për të,për LDK-në.” 

Ne jemi gati.. për Fitore
I.Beqiri” – thuhet në postimin e z. Beqiri.