Horror në Dajt, gjendet trupi i djegur i një njeriu

16.05.2017 14:13:23

Një trup i pajetë është gjetur dje në zonën e malit të Dajtit në Tiranë.

Mësohet se trupi është gjetur në një zonë të pyllëzuar. Burime thanë se trupi është djegur.

Kanë qenë një bari që ka njoftuar policinë pasi ka pikasur trupin e pajetë.

“Dje, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga një shtetas (bari), se në fshatin Kodër Shupal, ka gjetur një kufomë të dekompozuar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor ku ka konstatuar një skelet të dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave”, njofton policia.