Kosova për herë të parë merr pozitë udhëheqëse në një nismë rajonale

16.05.2017 14:31:15

Kosova merr pozitën e Zëvendës-Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës Rajonale për të Rinj (RYCO) në Tiranë.

Kosova për herë të parë siguron një pozitë udhëheqëse në nismat rajonale. Fatos Mustafa, sot me votim dhe vendim të Bordit Qeverisës të RYCO është zgjedhur në pozitë të zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të RYCO për katër vitet e ardhshme.

RYCO, është nismë rajonale për të rijnë, e dalë nga procesi i Berlinit. Kjo nismë synon mbështetjen e programeve dhe aktiviteteve të të rinjve nëpër vendet e rajonit si dhe atyre në rrafshin rajonal. /Lajmi.net/