Sherr mes të burgosurve në burgun e Burrelit

18.02.2017 17:03:50

Një sherr mes dy të dënuarve ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Burrelit.

Syri.net mëson nga burime policore se të dënuarit Gj.P 39 vjeç dhe R.L 32 vjeç u konfliktuan me njëri-tjetrin. 32-vjeçari u qëllua me grusht nga i burgosuri tjetër Gj.P.

Kanë qenë gardianët që ndërhynë duke ndarë sherrin mes tyre. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.