Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit të Durrësit, ku një vajzë 15-vjeçare është hedhur nga kati i dytë i një pallati.
Mësohet se vajza është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shkaqet e kësaj ngjarje dhe arsyeja përse ka kryer këtë akt të rëndë adoleshentja, mbeten ende mister.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.









































