Burri e vrau gruan kur 3 fëmijët flinin’. Të afërmit e çiftit në Kuçovë tregojnë arsyet e vërteta të krimit

02.12.2016 14:07:01

Të afërm të familjes Luzi në fshatin Drizë të Kuçovës kanë treguar sot historinë e çiftit, që  ka tre fëmijë dhe ku sot, gruaja është viktimë dhe burri një kriminel. Të tre fëmijët ndodheshinnë shtëpi në momentin kur nëna e tyre u vra nga babai. Fëmijët janë zgjuar vetëm kur ka ardhur policia.

Sipas tyre, Ruzhdi Luzi ka punuar në komunën Kozare. Vite më parë u pushua nga puna dhe ka mbetur pa punë që atëhërë. Edhe bashkëshortja e tij ishte e papunë.

Pas vrasjes me thikë, ai e ka lajmëruar vetë policinë me telefon për vrasjen që kreu. Sipas tyre, vrasja nuk ka ndodhur për xhelozi, por sepse kishte probleme ekonomike.