Ish-zv/ministrja Briseida Shehaj përfundon në prokurori. Ja deklarata e saj

02.12.2016 13:59:48

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj ka përfunduar në prokurori.

Nuk dihen akuzat që janë ngritur ndaj saj, por mësohet se ajo ka qenë për më shumë se 1 orë në Prokurorinë e Shkodrës.

Siç raportohet nga mediat lokale, Shehaj pasi ka dalë nga prokuroria ka thënë vetëm dy fjalë: Gëzuar Festat.