Ja si u ekzekutua Klodjan Hysa nga polici italian

01.03.2017 22:17:11

Arkivoli me trupin e pajetë të Klodjan Hysës, 35 vjeç, do të niset ditën e nesërme për në Shqipëri, raportojnë sot mediat lokale.

Hysa u plasos rëndë një plumb i qëlluar nga arma e një polici italian në Monte San Giusto, në komunën Macerata, në vendin fqinjë, mbrëmjen e së premtes. Nën drejtimin e një makine, raportohet se ai po përpiqej ti largohej policisë pasi kishte kryer një vjedhje.

Ai u transportua në spital, ku humbi jetën të hënën.

Dje, është kryer edhe autopsia e trupit të pajetë të shqiptarit dhe makina në të cilën ai u qëllua.

Plumbi ka goditur fillimisht një pjesë të makinës e më pas ka plagosur shqiptarin në pjesën e prapme të qafës, shumë pranë kokës.

Goditja ka qenë ballore dhe duket se efektivi e ka shkrepur armën teksa përpiqe të evitonte të përplasej nga shqiptari që i jepte makinës.