Istogasi nervozohet me gjobën që ia vuri polici, e bën për spital duke e rrahur

05.06.2021 09:08:21

Policisë së Kosovës i doli punë dje në Istog.

Kjo pasi që në Serbobran të kësaj komune, disa policë arrestuan një të dyshuar.

Arsyeja e arrestimit është se i njëjti, derisa njësiti policor i ka  shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik,  i ka fyer dhe sulmuar zyrtaret policorë dhe njërit prej zyrtarëve i ka shkaktuar lëndime trupore.

Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.