Isuf Qetaj i ka reaguar Milaim Zekës lidhur me çështjen se a ka pasur apo jo dijeni presidenti Rugova për veprimtarinë e Zahir Pajazitit. Në postimin e tij, z. Qetaj ia kujton Milaim Zekës se presidenti Rugova ka qenë i informuar për aktivitetet e Zahir Pajazitit, të Salih Çekajt, të Adem Jasharit dhe të tjerëve. Z. Qetaj ka shkruar për propagandën e LPK-së, kurse Milaim Zekën e konsideron se ka qenë pjesë e saj.
Ky është postimi i plotë i Isuf Qetajt:
“Tradita vazhdon
Rugova kurr nuk i ka dashtë Komandantat e LPK-se, qe u vertetuan si ma e keqja qe mundë ti ndodhte UÇK-se.
Kja nuk vlenë per Komandantet e vertetë si Sali Qekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti me te cillet Rugova kishte kontakt gjithmone.
Kete e din edhe ti Milaim Zeka ketë e din gjithë te tjeret.
Tash ka fillu vetem te bie poshtë propaganda e LPK-se dhe te del e verteta.
Rugova gjithmone i ka respektu komandantet e vertet, dhe deri ne vdekje se ka pranu ,,Shtabin e Pergjithshem” ( Shtabin e LPK-se ).
P.S. Propagand e LPK-se , pjesë e seciles ke qene edhe ti. Ndoshta per qata pot pengon e verteta o Milaim Zeka.”








































