Mediat greke i vërsulen deputetit socialist: Kelmend Balili ka tërësisht mbrojtje politike nga Qeveria

05.02.2017 23:24:21

 

Mediat greke kanë kryqëzuar deputetin e Partisë Socialiste, “kaubojsin” Eduart Ndocaj që sot vizitoi resortin “Santa Quaranta” në Sarandë të familjes Balili dhe tha se Kelmend Balili nuk është eskobar por kapedan.

Portali “EpirusPost” shkruan se Kelmend Balili ka tërësisht mbrojtje politike nga Qeveria e Tiranës edhe pse është në kërkim nga autoritetet greke dhe Interpoli.

“Tallja me rastin e Kelmend Balilit që dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Transporteve në Sarandë verën e kaluar dhe që prej atëherë është zhdukur, është tregues i qartë i qëndrimit të autoriteteve shqiptare. Hotelin Santa Quaranta e vizitoi të dielën deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj për të dhënë urimet e përzemërta për kontributin në zhvillimin e ekonomisë shqiptare”, shkruan media gerke.

Ky portal përmend edhe ngjarjen e djeshme në detin Jon, ku një skaf me tre persona në bord tentoi të trafikonte 2 ton nga Shqipëria në Itali. Në ndjekjen e skafit u angazhuan rojet bregdetare greke, italiane dhe shqiptare. Trafikantët hodhën drogën në det dhe u arratisën drejt bregdetit shqiptar, duke mundur të shpëtojnë.