Isufi: Lejojeni qeverinë Haradinaj që të dëshmohet në 100 ditët e para

02.10.2017 11:30:57

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se për çështjet kapitale të vendit duhet të ketë unitet.

Ai në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar kur është fjala për çështje kapitale.

“E keni programin qeveritar, urdhëroni lexoni dhe mos kritikoni pa e lexuar. Kjo Qeveri ka filluar të punojnë me një dinamikë më të madhe dhe lejoni që qeveria të punojë 100 ditë. Haradinaj ka vepruar këto ditë me Haden, veteranët, bordet  politike, zotimin për ligjin për Prishtinë, angazhimin për Trepçën dhe mos fantazoni por bazohuni në faktet”, ka thënë ai.