Itali/ Në shërbim me pacientin e fundit, mjeku shqiptar tregon rrugën e fitores

06.05.2020 15:51:07

Qyteti i Parmës në Itali është një ndër vendet me numrin më të lartë të të prekurve nga Covid-19, por Parma gjithashtu është i pari qytet që do të mbyllte dje repartet e kujdesit shëndetësor për pacientët Covid-19 duke iu kthyer kështu normalitetit.

Mjeku Shpëtim Baci prej 17 vitesh punon në një nga spitalet e këtij qyteti. Ai tregon se si Parma, një ndër vendet më të goditura, në pak kohë arrtiti të stabilizojë situatën dhe të mbyll shumë reparte të cilat ishin kthyer për shërbim ndaj pacientëve të prekur me Covid-19. Mjeku thotë se është fituar beteja, por jo lufta. Sipas tij, lufta nuk mund të fitohet nëse nuk ka një vaksinë me një virus me kaq të panjohuara.

Në spitalin e Parmës ka tre ditë që gjendja është më mirë dhe po mbyllen disa reparte ku trajtoheshin pacientët me Covid-19. Në fillim të marsit, të gjithë repartet kanë shërbyer për të prekurit, Ortopedia, Kirurgjia, Infektivi, repartet që trajtonin të sëmurë kronikë shërbyen vetëm për virusin. Tre ditë më parë u mbyll edhe Pediatria. Pra, janë drejt mbylljes të gjithë repartet dhe rikthmit në shërbimi të pacientëve që vuajnë nga një sërë sëmundjesh.

Në këto reparte nuk ka më të sëmurë me Covid-19. Ata që po marrin ende trajtimin mjekësor i shtrojnë në repartin e madh “Barbieri”, Infektivi dhe ai i Reanimacionit. Vetëm në këto tre, ka të shtruar pacientë me koronavirus, pjesa tjetër është çliruar totalisht”, tregon mjeku.

Në spitalin ku Shpëtim Baci punon, “Casadi Cura Citta di Parma”, momentalisht ndodhet vetëm një pacient i sëmurë, i cili do të transferohet në spitalin qëndror.

“Në spitalin ku unë punoj, një nga katet u kthye në repart për të trajtuar të prekurit me Covid-19, dje ishin dy të sëmurë dhe sot ka mbetur vetëm një. Në bazë të ecurisë do të mbyllet sepse nuk mund të mbahet hapur me një pacient’’, rrëfen mjeku. Sakaq, rithekson se në spitalin qëndror të qytetit, aty ku edhe fluksi ka qenë më i madh, situata është shumë herë më mirë.

“Kanë menduar që për këtë periudhë të mbajnë 200 shtretër, sepse virusi nuk ka kaluar. Fakti që janë lehtësuar masat, nuk do të thotë që virusi u zhduk. Dje në Itali pati 195 të vdekur, nga këta 63 prej tyre ishin në Lombardi, që është edhe zona me numrin më të lartë. Pra, virusi është aty”. Por çfarë rruge ndoqi Parma, e cila e uli në mënyrë të tillë numrin e të infektuarve dhe vdekjeve?

Mjeku thotë se nuk ka një përkufizim të saktë të asaj çfarë është bërë. “Është e domosdoshme që simptomat të kapen në kohë, në mënyrë që edhe mjeku të mos infektohet edhe pacientit të shërbehet”, thotë ai.

Më tej shton se janë ndjekur me përpikëmirë tre faza të rëndësishme të kësaj sëmundje.  “Ne bëjmë terapinë, për shkaqet që shkakon reaksioni i organizmit ndaj virusit. Sëmundja ka tre faza që duhen trajtuar me prioritet: Faza e parë, është momenti kur virusi futet në organizëm dhe shumohet. Në këtë moment nis terapia me antibiotikët, që të parandalojë një infkesion nga bakteriet. Në fazën e dytë, nis reaksioni inflamator. Në këtë moment nis terapia me anti-malairiet. Përqëndrimi është më shumë në rrugët e frymëmarrjes, ku përdoret edhe terapia molekulare. Në fazën e tretë, janë autopistë. Të cilat janë bërë në masë sidomos Bergamo dhe Milano”, rrëfen mjeku.

 

Edhe pse numri i vdekjeve është i lartë, Baci thotë se sipas statistikave vetëm 3% e atyre që kanë ndërruar jetë nuk kanë patur sëmundje shoqëruese.

“Në 70 autopsi që kanë bërë në Bergamo e Milano, ka rezultuar se të gjithë të vdekurit kanë patur trompozë, pra mikëpsje e gjakut. Ky është shkaku kryesor që e çon të sëmurin në vdekeje. Sipas statistikave vetëm 3% nuk kanë patur asnjë sëmundje shoqëruese, të gjithë të tjetër që kanë humbur jetën kanë patur sëmudje kronike”, sqaron ai. Në fjalën e tij, mjeku thotë se ka trajtuar edhe pacientë shqiptarë. E po ashtu ai thotë se disa prej tyre kanë humbur betejën me Covid-19.

“Një grua 64-vjeçe nga Durrësi humbi jetën, e njihja. Një  grua 40-vjeçare me dy fëmijë nga Lushnja, humbi jetën. Ndërkohë një e sëmurë tjetër nga Kavaja u shërua. Rastet e shqiptarëve të infektuar janë edhe më të shumtë”, bën me dije ai.

Mjaft skeptik në fjalën e tij, mjeku thotë se piku ka kaluar pasi numrat po ulen, por virusi mund të kthehet sërish edhe më shumë, nëse abuzohet me masat lehtësuese.

“Për ne edhe një njeri i vdekur është humbje beteje, jo më që në Itali kanë arritur 29 mijë jetë të humbura. Nuk e kemi fituar akoma luftën. Duhet të jemi velgjilent, sepse kjo sëmundje është mjaft e fshehtë dhe shfaqet kur ti mendon se ka mbaruar”, përfundoi mjeku.