Italia raporton 464 të vdekur nga koronavirusi brenda 24-orëve

23.04.2020 17:26:07

Italia ka raportuar 464 vdekje lidhur me koronavirusin përbrenda 24-orëve të fundit, kanë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Shifrat e tilla e kanë çuar totalin e vdekjeve në 25.549 në Itali, duke e bërë vendin e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas SHBA-ve.

Autoritetet italiane përgjatë konferencës raportuan edhe 2,646 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 189.973 në vendin evropian.

Përgjatë periudhës një-ditore u realizuan 66,658 teste, u bë e ditur tutje në konferencë.

Trendi i rënies së pacientëve të shtrirë në njësitin e kujdesit intensiv po vazhdon në shtetin e Gadishullit Apenin. Më se 2,267 persona janë liruar nga repartet e kujdesit intensiv në qendrat spitalore italiane.