Italia raporton 878 raste të reja me koronavirus

25.08.2020 21:03:42

Italia ka raportuar 878 raste të reja me virusin korona përbrenda periudhës 24-orëshe, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane të martën.

I njëjti burim ka bërë me dije se në shtetin italian janë raportuar edhe katër të vdekur, për të cilët thuhet se ishin të infektuar me Covid-19, shkruan la Republicca

Mediumi italian bënë tutje me dije se në mbarë Gadishullin u realizuan 72,341 teste përbrenda një dite.

Numri i pacientëve që po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet italiane ka shkuar nga 65 në 66 sot, sipas MSH-së italiane.