Ivanov me dekorata për njësitet e ARM dhe MPB

19.08.2016 19:34:55

Sot kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i ka dekoruar me Dekorata për merita ushtarake rreth pesëdhjetë pjesëtarë të Njësisë për punë kufitare dhe Njësisë për trajnim dhe përkrahje të MPB.

“Nuk duhet të shpërqendroheni. Kërcënimi i migrimit ilegal është ende i pranishëm. Në horizont është edhe një valë tjetër më masive të emigrantëve nga Afrika. Akoma ka kërcënim serioz nga hapja e dhunshme e korridorit ballkanik të emigrantëve. E gjithë kjo po ndodhte në një kohë kur, pavarësisht krizës së thellë politike u ballafaquam me kërcënime të ekstremizmit dhe terrorizmit të dhunshëm”, është shprehur me këtë rast Gjorgje Ivanov, Kryetar i Maqedonisë.

Ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov, në ceremoninë e sotme në vilën Vodno i ka lavdëruar të dy njësitë për rezultatet e tyre të suksesshme.

“Policia maqedonase u përshtat me nevojat bashkëkohore të shoqërisë. Ndonjëherë me sukses, ndonjëherë pa sukses, por gjithmonë pa përjashtim të përkushtuar drejt arritjes së qëllimit tonë kryesor, gjegjësisht rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë ai.

Përndryshe pjesëtarët e këtyre dy njësiteve u gjetën në një situatë të pa lakmueshme sepse iu desh që të presin rreth dy orë për fillimin e ceremonisë.