Politikanët austriakë bëjnë thirrje për ndalimin e plotë të Burkas

19.08.2016 19:37:04

Politikanët konservatorë në Austri kanë bërë thirrje për ndalimin e vendosjes së burkas nga gratë myslimane, ku shumëkush e sheh këtë si një imitim të ngjashëm me lëvizjet islamofobe në vendet e Evropës perëndimore.

Ministri i jashtëm austriak Sebastain Kurz, tha dje se simbolet fetare si burka, apo mbulesa e plotë e trupit, janë çështje që duhet diskutuar.

“Mbulimi i plotë i trupit është duke penguar integrimin”, tha Kurz, i cili vjen nga partia e qendrës së djathtë Partia e Popullit, duke pretenduar se burka nuk është një simbol fetar, por simbol kundër një shoqërie”.