Ivanov: Nuk është mirë që shtetet të përzihen në punët e brendshme të fqinjëve

27.01.2017 21:05:59

Me rastin e pranimit të korit diplomatik në vend që u organizua në Strugë, kryetari Gjorge Ivanov, tha se hapja e plagëve të vjetra dhe përzierja në punët e brendshme të vendeve mund t’i përkeqësojë marrëdhëniet e mira.

Ai tha se në Ballkan e ndjejmë mungesën e Bashkimit Evropian dhe të NATO-së, që mund të rrezikojë stabilitetin e Ballkanit. Më tej, Ivanov theksoi shumëkulturalitetin, shumëetnicitetin dhe traditën shumëfetare të vendit, si një demokraci gjithëpërfshirëse.

Kryetari Ivanov nuk e la pa përmendur edhe krizën e refugjatëve dhe keqpërdorimin e migrimit masiv, duke theksuar dy pika sfiduese, sigurimi i kontrollit të shtigjeve përmes së cilëve lëvizin migrantët dhe sigurimi i kontrollit mbi lëvizjen e lirë të migrantëve që tashmë janë në territorin e Shengenit.