Arifi thotë se dorëheqja e drejtorit të AKI-së dëshmon kalbjen e sistemit

27.01.2017 21:08:39

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë Avni Arifi ka vlerësuar se dorëheqja e drejtorit të AKI-së është edhe një indikator se Kosova ka probleme serioze strukturore.

Sipas tij, politika e “kapjes së shtetit” e 10 viteve të fundit ka krijuar favore afatshkurtëra për grupe të caktuara por në staza të gjata po e “grryen” sistemin.

“Është ironike por asnjë institucion apo agjencion i pavarur nuk është duke shkëlqyer në përformancë. Asnjë nuk është imun ndaj aferave sepse temeli i tyre është kalbur nga nepotizmi dhe klientelizmi. Një ditë kjo duhet të ndalet por ajo ditë nuk është sot”, shkruan ai.

Sot, siç thotë ai, kryeministri rehatoi edhe një ish drejtor të tij, ashtu heshturazi në emër të luftës kundër korrupsionit.