LDK kërkon nga KQZ që pasqyrat financiare të saj të jenë publike

27.01.2017 21:18:29

 

Pas kërkesës së mëhershme të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafës, në linkun më poshtë mund të gjeni raportet financiare të LDK-së.

LDK, po ashtu, ka kërkuar nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike. Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka aktivizuar edhe uebfaqen zyrtare ku do të bëhet publik dhe transparent çdo shpenzim dhe çdo pasqyrë financiare.